Ndryshon sistemi i pikëzimit në Formula 1

Formula 1

Ndryshon sistemi i pikëzimit në Formula 1

Më: 8 mars 2019 Në ora: 17:38
Ndryshon sistemi i pikëzimit në Formula 1

Kur duhet edhe 10 ditë që të nisë Botërori 2019 në Formula 1 një revolucion i vogël  mund të prezantohet që në garën e parë, që zhvillohet më 17 mars në Australi. Në Melburn, pritet që të prezantohet rregullorja e re e pikëzimit, që synon të japë 1 pikë për pilotin që realizon xhiron më të shpejtë gjatë garës. Por me një kusht, që ky pilot të jetë mes 10 të parëve në atë garë, pra të klasifikohet në zonën e pikëve. Ky ndryshim i rregullores është miratuar pak ditë më parë në Këshillin Botëror të FIA-s, por që të hyjë zyrtarisht në fuqi duhet të miratohet edhe nga Komisioni Sportiv i Formula 1. Të gjithë anëtarët duhet të çojnë votën e tyre përmes një e-mail deri më datën 15 mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat