Formula 1: Bottas me ‘Mercedes’ triumfon në Grand Prix Australia

Formula 1

Formula 1: Bottas me ‘Mercedes’ triumfon në Grand Prix Australia

Më: 17 mars 2019 Në ora: 09:04
Bottas e nisi sezonin e tij me triumfin në Australian Formula 1 Grand Prix, në garën e së dielës.

Finlandezi Valtteri Bottas ka triumfuar në garën e mbajtur në Melbourne.

Bottas e nisi sezonin e tij me triumfin në Australian Formula 1 Grand Prix, në garën e së dielës.

Edhe pse e nisi garën nga pozita e dytë pas Hamilton, Bottas arriti që të tejkalonte shokun e skuadrës tek Mercedes.

Hamilton dhe Max Verstappen zhvilluan një garë të ashpër për pozitën e dytë, e cila në fund i takoi anëtarit të Mercedes.

Valtteri Bottas regjistroi fitoren e tij të parë në një garë, që nga viti 2017 në Abu Dhabi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat