Formula 1 zhvillon garën numër 1000 në histori - Bota Sot
 Formula 1 zhvillon garën numër 1000 në histori

Formula 1

 Formula 1 zhvillon garën numër 1000 në histori

Më: 10 prill 2019 Në ora: 16:54
 Formula 1 zhvillon garën numër 1000 në histori

Ditën e diel, në Kinë, do të zhvillohet gara numër 1000 e historisë së Formula 1. Një garë jubilare për sportin më të bukur të garave të automobilizmit. Një sport që ka njohur një ndryshim të jashtëzakonshëm nga fillimet e tij në vitet ’50. Në vitet e para, pilotët nuk ishin të detyruar të mbanin kokore, ndërsa sot është aplikuar sistemi mbrojtës “halo” (përveç kokores). Në garën e parë të historisë së Formula 1, në pistën e Silverstone, nuk ka qenë Ferrari, që debutoi në garën pasardhëse (Monako). Në këto 1000 gara kanë ndodhur edhe disa tragjedi. 34 është numri i pilotëve dhe tifozëve që kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve. Piloti që ka fituar më shumë tituj kampionë është Michael Schumacher, 7 tituj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...