Njeriu që kishte parë vdekjen me sy - Bota Sot
Njeriu që kishte parë vdekjen me sy

Formula 1

Njeriu që kishte parë vdekjen me sy

Më: 21 maj 2019 Në ora: 11:50
Njeriu që kishte parë vdekjen me sy

Tre herë kampioni i botës në Formula 1, Niki Lauda ndërroi jetë në moshën 70-vjeçare, duke prekur jo pak adhuruesit e këtij sporti.

Lauda e kishte parë edhe njëherë tjetër vdekjen me sy, gjatë garës së Nurburgring në vitin 1976.

Ishte data 1 gusht e viti 1976, kur Çmimi i Madh i Gjermanisë u zhvillua në Nurburgring, derisa Niki Lauda ishte duke dominuar plotësisht sezonin me Ferrarin e tij 312 T2, transmeton lajmi.net

Lauda duhet ta bënte më të mirën për të mposhtur në finalen shoferin e McLaren, James Hunt në finale.

Për të ndjerin gara filloi keq, pasi reshjet e shiu detyruan t’i ndërronin gomat e makinës. Mirëpo, ky vendim i kushtoi austriakut shumë kohë dhe ai mbeti prapa vozitësve që kishin zgjedhur goma të tjera.

Ai ndaloi për t’i ndërruar ato dhe filloi të kthehej në garë. Mirëpo, për shkak se rrotat e veturës së tij ishin ende të ftohta, Luada e humbi kontrollin. Pa helmetën në kokë, vetura e tij shpërtheu në zjarr dhe Niki kishte ngecur brenda.

Lauda pësoi djegie të shkallës së tretë në kokë dhe fytyrë, si dhe kishte thithur gazra toksikë që ia dëmtuan mushkëritë, pasi vetura e tij kishte shpërthyer në flakë në Nurburgring.

Edhe pse kishte pak shpresa nga mjekët, ai befasoi duke u rikuperuar për vetëm 40 ditë. Shoferi austriak mori titullin e kampionit botëror me Ferrarin në vitet 1975 dhe 1977, si dhe McLarenin në vitin 1984.

Lauda njihej edhe për jetën e tij të shfrenuar me lidhje të shumta. Fillimisht, ai kishte dy binjakë me Birgit Wetzinger, një ish-stjuardesë.

Përveç binjakëve, ai ka edhe tre djem të tjerë nga lidhjet e kaluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...