Gruaja e Schumacherit jep një deklaratë të rëndësishme

Formula 1

Gruaja e Schumacherit jep një deklaratë të rëndësishme

Më: 26 dhjetor 2019 Në ora: 15:17
Gruaja e Schumacherit jep një deklaratë të rëndësishme

Gruaja e Michael Schumacher, Corinna ka dhënë një prononcim të rrallë përpara përvjetorit të gjashtë të aksidentit me ski, i cili la legjendën e Formula 1 në gjendje kome.

Shtatë herë kampioni i Botës, Schumacher pësoi një dëmtim të rëndë të trurit në një aksident me ski në Alpet Franceze me 29 Dhjetor 2013 dhe u vendos në një gjendje kome për gjashtë muaj.

“Gjërat e mëdha fillojnë me hapa të vegjël. Shumë grimca të vogla mund të formojnë një mozaik të madh”, tha Corinna duke iu drejtuar tifozëve.

“Bashkë jemi më të fortë dhe gjithçka që tifozët po bëjnë për Michael i japin atij kurajo”, ka thënë Corina, sipas “The Mirror”, në hapjen e një tifo-klubi në Gjermani.

Klubi i tifozëve Kerpen në Gjermani ka njoftuar se do të përdorë hashtagun ‘KeepFighting’ për fushatën e tyre në mediat sociale.

Në tetor të këtij viti, kirurgu që realizoi trajtimin me qeliza staminale te Michael Schumacher ka paralajmëruar fansat e shoferit gjerman që nuk bën “mrekulli”.

Philippe Menasché hodhi poshtë pretendimet se ka kryer trajtime eksperimentale te legjenda e Formula 1, i cili mendohet se ka qenë i vetëdijshëm gjatë kryerjes së procedurës mjekësore muajin e kaluar në një klinikë në Paris.

“E kemi trajtuar me qeliza staminale, por unë nuk bëj mrekulli”, tha Menasché për gazetën italiane “La Repubblica”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat