Red Bull i mbyll derën kampionit të botës: Nuk do të vijë kurrë tek ne

Formula 1

Red Bull i mbyll derën kampionit të botës: Nuk do të vijë kurrë tek ne

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 09:55
Fernando Alonso

Helmut Marko, një nga drejtuesit e skuadrës Red Bull, ka përjashtuar kategorikisht mundësinë që në të ardhmen Fernando Alonso, 2 herë kampion bote në Formula 1, pilotojë makinën austriake.

Ai ka dhënë edhe arsyet se përse ky transferim i spanjollit nuk do të ndodhë ndonjëherë: Mosha e madhe e Alonso (39 vjeç) dhe konflikti që spanjolli ka patur me motorin Honda, që dikur përdorte McLaren, sot te Red Bull.

“Sot për sot, nuk ka asnjë shans që Fernando Alonso të pilotojë makinën Red Bull në Formula 1. As mos e imagjinoni këtë gjë. Janë dy motive që e bëjnë të pamundur që kjo gjë të ndodhë. Marrëdhënia mes Alonso dhe Honda është e mbyllur përgjithnjë, ndërkohë që sot e gjithë Formula 1 është bazuar te afrimi i talente të rinj. Marrja e një piloti 39-vjeçar del në kundërshtim me filozofinë tonë. Gjithsesi, për sa kohë Red Bull përdor një motor Honda kjo martesë nuk do të ndodhë”, tha Marko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat