Rossi tregon fitoret

Formula 1

Rossi tregon fitoret

Më: 12 prill 2020 Në ora: 13:12
Rossi tregon fitoret

Valentino Rossi ka arritur të zhvillojë një karrierë spektakolare në sportin e Moto GP.

Piloti Italian numëron gara të shumta të fituara dhe në një intervistë të dhënë së fundmi ka zgjedhur tre prej triumfeve më të bukura për të në këtë sport.

Gjithashtu nëntë herë kampioni i botës në Moto GP, ka folur dhe për rivalët e tij më të mëdhenj, ku ka zgjedhur dhe katër prej atyre më të fortëve.

“Në listën personale të fitoreve në karrierën time, unë numëroj tri fitore si më të bukurat”, ka thënë piloti i Yamaha.

“Welkom në Afrikën e Jugut, që ishte fitorja e parë me Yamaha; Laguna 2008, beteja me Casey Stoner; dhe Barcelona 2009, beteja e kthesës së fundit me Jorge Lorenzo”, ka thënë Rossi.

Lorenzo, Stoner, Max Biaggi dhe Sete Gibernau janë katër rivalët që Rossi ka përmendur si më të vështirët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat