Hamilton: Unë jam në një ekip, me njerëz që interesohen për mua

Formula 1

Hamilton: Unë jam në një ekip, me njerëz që interesohen për mua

Më: 22 prill 2020 Në ora: 14:48
Hamilton: Unë jam në një ekip, me njerëz që interesohen për mua

Kontrata e Lewis Hamilton me Mercedes skadon në fund të këtij viti. Gjithsesi, 6 herë kampioni i botës në Formula 1 ka vendosur të mos largohet nga makina gjermane. Kohët e fundit ishte përfolur për një transferim te Ferrari vitin tjetër, ku do të zinte vendin e Sebastian Vettel.

Në një intervistë për të përditshmen britanike “The Sun”, ai tha: “Së pari, nuk kam nevojë për të menduar largimin në një makinë tjetër, pasi unë jam në një skuadër të madhe”.

“Së dyti, nuk kam nisur bisedimet me asnjë ekip tjetër në Formula 1, pasi jam unë ai që nuk dua të bisedoj me askënd.

Unë jam në një ekip, me njerëz që interesohen për mua që ditën e parë që kam ardhur këtu. Jemi skuadra më e mirë”, tha Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat