Formula 1 anulon edhe garën e 10-të këtë sezon

Formula 1

Formula 1 anulon edhe garën e 10-të këtë sezon

Më: 27 prill 2020 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Çmimi i Madh i Francës, i planifikuar për 28 qershor, është bërë gara e 10-të e sezonit të Formula 1 që do të anulohet për shkak të pandemisë koronavirus.

Masa pritej qëkur presidenti francez Emmanuel Macron zgjati ndalimin për grumbullime masive deri në mes të korrikut në fillim të këtij muaji.

Kësisoj, Formula 1 do i duhet një orar mjaft i detajuar, sidomos pas 10 garave të anuluara deri tani.

Është paralajmëruar gjithashtu që Çmimi i Madh i Britanisë do të mbahet, por pa tifozë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat