Formula 1 shkurton buxhetin

Formula 1

Formula 1 shkurton buxhetin

Më: 5 maj 2020 Në ora: 14:13
Formula 1 shkurton buxhetin

Formula 1 ka pranuar të zvogëlojë kapitalin e buxhetit me 30 milion $, nga shuma fillestare prej 175 milion $, ka zbuluar drejtori i motorsportit, Ross Brawn.

Ky shkurtim i buxhetit, i cili do të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm, përjashton disa kosto të mëdha, siç janë pagat e shoferëve.


Shkurtimi vjen për të ndihmuar skuadrat që të luftojnë vështirësitë ekonomike që kanë pasur nga ndërpreja e sezonit, ku 10 garat e para mund të vazhdojnë të shtyhen ose të anulohen.

F1, FIA dhe drejtorët e ekipit mbajtën një telekonferencë, në të cilën u diskutuan ndryshimet në strukturën financiare të sportit.

“Ne e filluam me 175 milion $ dhe ishte një betejë e gjatë për ta arritur këtë vlerë, por me krizën aktuale, ne do të fillojmë tani me 145 milion $”, i tha Brawn për Sky-in, duke shtuar se niveli mund të bjerë më tej gjatë viteve të ardhshme.

Ferrari kishte paralajmëruar se do të konsideronte garimin në seri të tjera, nëse buxheti i F1 do të zvogëlohej në më pak se 145 milion $. Ndërsa ekipet e tjera si McLaren, kishin argumentuar që buxheti të zvogëlohej në një minimum prej 100 milion $.

Braën premtoi se skuadrat më të vogla të F1, do të përfitojnë nga një fond “shumë më i drejtë i çmimeve në marrëveshjen e re”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat