Daniel Ricciardo do të largohet nga Renault në fund të edicionit 2020, me pilotin australian të Formula 1 që do t'i bashkohet McClarenit.
30-vjeçari shihej fillimisht si zëvendësues i Sebastian Vettelit te Ferrari, i cili do të largohet nga kompania italiane poashtu në fund të vitit.
Megjithatë, tashmë është bërë e ditur se Vettel do të zëvendësohet nga piloti i McClaren, Carlos Sainz.
Me largimin e Sainz, McClaren arriti ta bindë Ricciardon që t'i bashkohet kompanisë për edicionin e ardhshëm.
"Daniel Ricciardo është pilot i dëshmuar dhe me përvojën e tij do ta ndihmojë McClarenin", tha shefi i kompanisë, Andreas Seidl.