Massa për Schumacherin: E di gjendjen shëndetësore të tij

Formula 1

Massa për Schumacherin: E di gjendjen shëndetësore të tij

Më: 24 maj 2020 Në ora: 14:54
Massa për Schumacherin: E di gjendjen shëndetësore të tij

Ishte një nga miqtë më të mirë në Formula Uno. Felipe Massa ka kujtime të shkëlqyera në marrëdhënien së tij me Michael Schumacher.

Braziliani, duke folur për programin 'Expediente Futebol' të Fox Sports, pranoi se e kishte vizituar Schumacher në Zvicër.
Ne dimë shumë pak rreth gjendjes së Schumacher i cili pësoi një aksident, teksa bënte ski në pistën e Meribel.

Massa e ka vizituar ish-kolegun e tij, në shtëpinë e tij në Zvicër, ku po kryen seancat e trajtimit mjekësor. Mirëpo ish-piloti brazilian në deklaratën etij nuk dha shumë detaje mbi gjendjen e gjermanit.

"Ne kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Pak më pak me gruan e tij Korinna, sepse ajo vinte rrallë për t’i parë garat nga afër. Unë e di gjendjen e Schumacher. Situata e tij e tanishme është e ndërlikuar. Por nëse familja e tij nuk dëshiron të lëshojë lajme të veçanta për gjendjen e tij shëndetësore, kush jam unë që ta bëj këtë",- u shpreh Massa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat