Vetëm dy garat e fundit jashtë saj - Bota Sot
Vetëm dy garat e fundit jashtë saj

Formula 1

Vetëm dy garat e fundit jashtë saj

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 15:29
Vetëm dy garat e fundit jashtë saj

Deri më tani janë konfirmuar 8 gara në sezonin 2020 të Formula 1, të gjitha në Europë. Gara e parë do të zhvillohet më 5 korrik në Austri dhe ajo e tetë më 6 shtator në Itali. Gjithsesi, drejtuesit e Formula 1 janë duke menduar përtej kësaj date, për të rritur numrin e garave.

“Gjërat po ndryshojnë me shpejtësi, por kemi kohë. Kemi shumë opsione në tavolinë dhe kemi besim se do të kemi një pjesë të dytë sezonale po kaq të mirë”, tha Ross Brawn, drejtori sportiv i garave të Formula 1.

“Jemi të vetëdijshëm se do të jenë disa pisa ku nuk do të garohet apo të garojmë sërish në pistat ku kemi një datë. Më favorite është Europa, por mund të zgjerohemi edhe në Lindjen e Mesme”, tha Braën.

Gjasat janë që të zhvillohen disa gara të tjera në Europë si Imola (Itali), Portimao (Portugali), Hockenheim (Gjermani) si dhe Bahrein. Në këtë të fundit mund të zhvillohen dy garat e fundit sezonale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat