Binotto: Të jemi më afër kreut

Formula 1

Binotto: Të jemi më afër kreut

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 11:44
Binotto: Të jemi më afër kreut

Fundjava e fundit e Ferrarit ka qenë një dështim i vërtetë. Një makinë e avashtë në pistë gjatë provave zyrtare dhe një dështim i plotë në pistë në garë, me dy pilotët që u përplasën mes tyre. Drejtori sportiv i “kokëkuqes”, Mattia Binotto, duke analizuar paraqitjen e makinës italiane në dy garat e para përpiqet të vërë “pikat mbi i”.

“Nuk është momenti për të ngritur akuza pas atij aksidenti, por të punojmë fort. Problemi është se nuk mund të nisemi nga vendet e mesit të renditjes, duhet të jemi më afër kreut. Fakti është se ne nuk bëmë garë, u përplasëm që në fillim dhe nuk morëm dot asnjë pikë”, tha Binotto.

“Nuk arritëm të krahasojmë ndryshimet e aplikuara në makinë me atë të garës së mëparshme. Kjo është situatë e keqe dhe na duhet të kuptojmë origjinën e problemit, pasi vetëm kështu mund të avancojmë.

Ndoshta ky është një problem që ka nisur që në konceptin bazë të këtij projekti, pra diçka e nisur keq që në start”, tha Binotto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat