Kalendarit të Formula 1 për 2020 i shtohen edhe tri gara të tjera

Formula 1

Kalendarit të Formula 1 për 2020 i shtohen edhe tri gara të tjera

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 16:16
Formula 1

Formula 1 ka lëshuar një njoftim tejet të rëndësishëm.

Faqja zyrtare e Formula 1 në ‘Twitter’ ka njoftuar për pasurimin e kalendarit të garave.

Kalendarit të vitit 2020 në F1 do t’i shtohen edhe garat e Nurburgring (Gjermani), Portimao (Portugali) dhe Imola (Itali).

Tri Grand Prixet do të zënë vend në raundet 11-13.

Evenimenti i Imola do të zgjasë dy ditë. Me këto gara, kalendari i F1 do të duket më i pasur dhe adhuruesit e garave të shpejtësisë do të kenë dozë më të madhe argëtimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat