Mercedes dominon provat e lira

Formula 1

Mercedes dominon provat e lira

Më: 28 gusht 2020 Në ora: 13:51
Mercedes dominon provat e lira

Valtteri Bottas me Mercedes ka qenë më i shpejti sot në sesionin e parë të provave të lira, të zhvilluara në pistën belge të SPA.

Piloti finlandez, që sot feston 31-vjetorin e lindjes, dha kohën 1’44”493, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Lewis Hamilton.

I treti ashtu siç ka ndodhur shpesh këtë sezon, është klasifikuar Max Verstappen me Red Bull, me një kohë të përfaërt me dy makinat Mercedes.

Zhgënjejnë sërish dy makinat Ferrari, në vendet 14-15 me Leclerc dhe Vettel, gati 1.5 sekonda më shumë se Bottas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat