Vetteli braktis Ferrarin, arrin marrëveshjen me këtë skuadër

Formula 1

Vetteli braktis Ferrarin, arrin marrëveshjen me këtë skuadër

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 10:11
Sebastian Vetteli

Sebastian Vetteli, 4 herë kampion bote në Formula 1, do të pilotojë me makinën Aston Martin sezonin e ardhshëm.

Piloti aktual i Ferrarit, do të largohet nga makina italiane në fund të këtij sezoni dhe ka vendosur të garojë me Aston Martinin.

Për Vettelin, kjo është makina e pestë në karrierën e tij në Formula 1: BMW Sauber, Toro Rosso, Red Bull, Ferrari e sezonin e ardhshëm Aston Martin.

Gjermani largohet nga Ferrari pas 6 sezonesh, ku arriti 14 fitore, por nuk ia doli të shpallej kampion bote.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat