Vizita sekrete, zbulohet se çfarë po ndodh me Schumacherin

Formula 1

Vizita sekrete, zbulohet se çfarë po ndodh me Schumacherin

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 21:58
Vizita sekrete, zbulohet se çfarë po ndodh me Schumacherin

Gjendja e Schumacher është një sekret i ruajtur me kujdes nga familja e tij dhe deklaratat publike lidhur me gjendjen e tij janë shumë të rralla.

Së fundmi legjenda e Formula 1 është vizituar nga Jean Todt, i cili është president i FIA-s. Sipas Todt, Michael është akoma duke luftuar për të kapërcyer dëmtimet shkatërruese të aksidentit.

“Unë e pashë Michael javën e kaluar. Ai po lufton.

O zot, ne e dimë që ai ishte një aksident i tmerrshëm dhe ai ishte i pafat në ski. Por ai ka një grua të mrekullueshme, ai ka fëmijët e tij dhe infermierët e tij dhe ne mund t’i urojmë më të mirën atij dhe familjes së tij”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat