Piloti shqiptari i Formula 3, Lirim Zendeli nuk ka arritur ta fitojë çmimin e madh të Italisë në garën që u zhvillua sot.
Zendeli e nisi mjaft mirë garën, por në xhiron e fundit nuk ia doli.
Ai që nga fillimi ishte në vendin e parë, por e lëshoi atë në xhiron e fundit, ku nuk arriti të kap as pozitat 2 dhe 3, vende këto që i takuan Hughes dhe Pourchaire.