Schumacher është transferuar nga shtëpia e tij në Zvicër në Majorka të Spanjës

Formula 1

Schumacher është transferuar nga shtëpia e tij në Zvicër në Majorka të Spanjës

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 12:32
Schumacher është transferuar nga shtëpia e tij në Zvicër në Majorka të Spanjës

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, ish-piloti gjerman Michael Schumacher është transferuar nga shtëpia e tij në Zvicër në Majorka të Spanjës.

Ai do të vijojë periudhën e rehabilitimit në vilën me vlerë 40 milionë euro që bashkëshortja e tij Corina ka blerë 3 vite më parë nga presidenti i Real Madrid, Florentino Perez.

Vila ku Schumacher do të qëndrojë njihet me emrin si “Villa Yasmin”, e vendosur në breg të detit.

Schumacher është aksidentuar në dhjetor të vitit 2013 teksa ishte duke bërë ski në Maribel të Francës. Që prej asaj kohe nuk ka asnjë foto të pilotit dhe asnjë informacion rreth gjendjes së tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat