Makina italiane ka konfirmuar dy pilotët

Formula 1

Makina italiane ka konfirmuar dy pilotët

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 11:15
Makina italiane ka konfirmuar dy pilotët

Piloti veteran, finlandezi Kimi Raikkonen dhe ai italian Antonio Giovinazzi do të vijojnë të jenë dy pilotët e makinës Alfa Romeo Racing në garat e Formula 1 edhe për vitin 2021.

Makina italiane ka konfirmuar dy pilotët edhe për sezonin e ardhshëm, duke hedhur poshtë zërat se piloti i ri gjerman Mick Schumacher (djali i Michael Schumacher) mund të zinte vendin e njërit prej tyre.

Mick Schumacher duhej të pilotonte makinën Alfa Romeo në testet e ditës së premte në garën e Nurburgring (Gjermani), disa javë më parë, por kjo gjë nuk ndodhi për shkak të kohës së keqe.

Gjithsesi, makina italiane vendosi të konfirmojë dy pilotët, duke e vlerësuar punën e tyre gjatë këtij viti në Formula 1. Për Mick Schumacher këmbëngul makina amerikane Haas, që përdor motor Ferrari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat