Piloti britanik Lewis Hamilton mund të shpallet kampion bote në Formula 1 që garën e ardhshme, e cila zhvillohet këtë fundjavë në Turqi. Ky do të ishte titulli i 7-të kampion për pilotin e Mercedes.
I vetmi që mund ta pengojë rrugëtimin e Hamilton te titulli kampion është shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas. Gjithsesi, shanset e finlandezit janë minimale dhe duhet të shpresojë të gabimet e Hamilton.
Me 4 gara nga fundi, Hamilton ka 85 pikë avantazh karshi Bottas, ndaj britanikut i mjafton fitorja në Stamboll që të shpallet kampion bote.
Hamilton shpallet kampion nëse…
*Fiton garën e Turqisë
*arrin i katërti dhe Bottas del i dyti
*arrin i pesti dhe Bottas renditet i treti
*arrin të gjashtu dhe Bottas renditet i treti, por pa xhiron e shpejtë
*arrin i shtati dhe Bottas renditet i katërti
*arrin i teti dhe Bottas renditet i pesti
*arrin i nënti dhe Bottas renditet i gjashti
*arrim i dhjeti dhe Bottas renditet i gjashti, por pa xhiron e shpejtë
*nuk merr asnjë pikë dhe Bottas Bottas renditet i shtati, por pa xhiron e shpejtë.