“Hamilton mund të rikthehet për garën e ardhshme”

Formula 1

“Hamilton mund të rikthehet për garën e ardhshme”

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 10:17
Lewis Hamilton

Ish shoferi Toto Wolff, ka zbuluar se ylli i Mercedes, Lewis Hamilton mund të rikthehet në garën e ardhshme.

Hamilton doli pozitiv me COVID-19, gjë që bëri të humb garën e kaluar në Bahrain.

Sidoqoftë, Wolff që ka 30 për qind të aksioneve të Mercedesit ka besimin se sot ose nesër Hamilton do dal negativ dhe të rikthehet për garën e radhës.

“Mendoj se është në rrugën e duhur. Nëse doktori ka të drejtë, ai mund të dal në test negativ të enjten ose të premten”, tha ai.

Mbetet të shihet nëse shtatë herë kampioni i Botës do rikthehet për garën që zhvillohet në Abu Dabi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat