Presidenti i Ferrari, Binotto: Mick Schumacher duhet të ketë durim

Formula 1

Presidenti i Ferrari, Binotto: Mick Schumacher duhet të ketë durim

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 20:42
Mick Schumacher

Presidenti i skuadrës së F1, Ferrari, Mattia Binotto, ka folur për ardhjen e re në Formula 1 të djalit të legjendës Michael Schumacher, Mick.

Mick Schumacher fitoi kampionatin F2, ai pati një epërsi prej 14 pikësh nga rivali me vetëm një raund të mbetur në garën e fundit në Bahrein Grand Prix.

Mick triumfoi në Bahrain, gara e vetme që i kishte mbetur pa fituar.

Gjermani triumfoi pas një përballje të gjatë me Callum Ilott, dhe pas sigurimit të titullit kampion, ai do të jetë pjesë e F1 në sezonin e ardhshëm.

Tani, zërat janë shtuar se Mick, do të përfaqësojë Ferrarin në F1, dhe për këtë është pyetur edhe presidenti i Ferrarit, Mattia Binotto.

‘Mendoj që do të jetë vështirë për Mick në fillim, ai ka qenë i mirë në F2 dhe F3, por më e mira e tij kishte ardhur gjithomnë në sezonin e dytë. Ai duhet të japë më të mirën në sezonin e parë në mënyrë që të bëjë diferencën’, tha ai.

‘Ja pse mendoj se i duhen dy sezone të jetë një kandidat serioz’, shtoi ai.

‘Programi i ‘Ferrari Academy’ nuk është të zhvillojmë pilotë për F1, por për të zhvilluar pilota që dëshirojnë të ulen në sedilen e Ferrarit, të ngasin makinën e kuqe’, tha Binotto.

‘Pres vërtetë që Mick të jetë i shpejtë në F1, si në kualifikime poashtu edhe në garë’, përfundoi Mattia Binotto.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat