Schumacher zbulon objektivin për sezonin e ri

Formula 1

Schumacher zbulon objektivin për sezonin e ri

Më: 4 janar 2021 Në ora: 21:07
Mick Schumacher

Mick Schumacher do të debutojë këtë vit në Formula 1 me makinën amerikane Haas, e cila vjet nuk ka qenë shumë kompetitive në pistë.

Njëvendëshja amerikane, që përdor motorin Ferrari, ka patur shumë problem, që pritet ta pasojnë edhe këtë vit.

Ndaj Mick, djali i Michael Schumacher, nuk pret shumë nga debutimi i tij në Formula 1.

“Nëse arrijmë të shkojmë në sesionin e dytë të provave zyrtare (Q2) do të ishte një fitore e madhe për ne. Pra, të jemi brenda 15 makinave të para në startin e garës. Ky është objektivi im dhe i skuadrës për sezonin e ri”, tha Mick Schumacher.

“Nuk dua të vendos si objektiv të pamundurën, të kërkoj gjëra të vështira për t’u arritur. Objektivi më i madh është përmirësimi im si pilot dhe të ndihmoj në zhvillimin e makinës. Mendoj se jam gati për këtë sezon të parë në Formula 1, jam përgatitur ashtu si duhet”, tha Schumacher.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat