Domenikali: Kemi planin B, C dhe D për këtë sezon në Formula 1

Formula 1

Domenikali: Kemi planin B, C dhe D për këtë sezon në Formula 1

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 11:20
Domenikali: Kemi planin B, C dhe D për këtë sezon në Formula 1

Kalendari i Botërorit 2021 në Formula 1 ka pësuar një herë ndryshim, për shkak të pandemisë “Covid-19”. Ky ndryshim nuk ka qenë i papritur për presidentin e Formula 1, Stefano Domenikali, që shprehet se surpriza të tilla mund të jenë të shpeshta këtë sezon. Për këtë arsye, ai deklaron se ka marrë masat që kampionati të mos ndërpritet asnjë moment.

Kemi përpara një sezon të gjatë e të vështirë, me një rekord prej 23 garash. Kjo është një sfidë që duam ta fitojmë. Natyrisht që kemi të hapur edhe për mundësi të tjera që do të ofrohen përgjatë sezonit.

Për këtë arsye, përveç planit aktual me 23 gara, kemi edhe një plan B, C dhe D gati për t’i aplikuar në rast se do të jetë e nevojshme.

Ne bisedojmë çdo ditë me organizatorët e garave dhe ata janë gati të nisin nga puna, me apo pa publik, duke zbatuar normat anti-Covid të vendeve të tyre”, tha Domenikali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat