Grosjean nis aventurën e re

Formula 1

Grosjean nis aventurën e re

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 13:38
Grosjean nis aventurën e re

86 ditë nga aksidenti i frikshëm në Bahrein, ku makina e Romain Grosjean u nda në dy pjesë dhe u përfshi në flakë, piloti francez ka riveshur tutën e garës dhe ka zbritur sërish në pistë.

Këtë herë, 34-vjeçari ka nisur aventurën e tij të re në garat e IndyCar.

Grosjean ka qenë sot në Alabama, në “Barber Motorsports Park”, ku më 18 prill do të zhvillohet gara e parë sezonale në IndyCar. Ai provoi makinën Dal Coyne Racing, me të cilën do të garojë këtë sezon, për t’u ambientuar me shpëjtësinë dhe këtë kampionat.

“U ndjeva si në shtëpinë time. Ishte një ditë speciale. Nuk jam aspak i shqetësuar, vetëm kam dëshirë të pilotoj.

Në xhirot e para muskujt ishin të tendosur, por me kalimin e kohës situata u përmirësua dhe ky është një sinjal i mirë”, tha Grosjean.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat