Rosberg mposht Hamilton në raundin e parë të kampionatit “Extreme E”

Formula 1

Rosberg mposht Hamilton në raundin e parë të kampionatit “Extreme E”

Më: 6 prill 2021 Në ora: 11:48
Rosberg mposht Hamilton në raundin e parë të kampionatit “Extreme E”

Ka nisur fundjavën e kaluar kampionati i “Extreme E”, kampionati i garave të makinave SUV, 100% elektrike, ku protagonistë janë edhe disa nga ikonat e Formula 1.

Në garën e parë të zhvilluar në Arabinë Saudite, fitoi makina Rosberg X Racing, e ish-kampionit të botës në Formula 1, Nico Rosberg. Makina e tij, e pilotuar nga dyshja Kristofferson-Taylor, mbërriti e para në finish, shkruan telesport.

Në vendin e dytë u klasifikua dyshja Hansen-Munnings e makinës Andretti United XE dhe në vend të tretë u rendit makina e Lewis Hamilton, Team X44, e pilotuar nga Loeb-Gutierrez.

Për sa i përket garës, ajo u dominua gjatë gjithë kohës nga pilotët e makinës së Nico Rosberg, që menaxhunn mirë avantazhin deri në fund. Në klasifikimin e përgjithshëm, makina e Hamilton mori 12 pikë më shumë, për shkak se dha kohën më të mirë gjatë provave zyrtare të së shtunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat