Rossi: Kemi gjetur një aset më të mirë për motorin

Formula 1

Rossi: Kemi gjetur një aset më të mirë për motorin

Më: 14 prill 2021 Në ora: 11:05
Rossi: Kemi gjetur një aset më të mirë për motorin

Dy garat e para sezonale në MotoGP të pilotit italian Valentino Rossi me motorin Yamaha Petronas kanë qenë një zhgënjim. Ai ka mundur të grumbullojë vetëm 4 pikë, teksa është renditur një herë i 12-ti dhe një herë i 16-ti në dy garat e zhvilluara në Doha.

Shumë larg pretendimeve që ai kishte para fillimit të sezonit.

Në prag të garës së tretë sezonale, atë që zhvillohet këtë fundjavë në pistën e Portimao (Portugali), Rossi tha: “Këtu, Yamaha Petronas vjet u renditet e treta. Shpresoj që edhe këtë vit të kemi këtë fat me motorin. Kjo është një pistë fantastike, ndryshe nga të tjerat e njëkohësisht e vështirë”.

“Ndryshe nga Doha, kemi gjetur një aset më të mirë për motorin, që mendoj se do të më ndihmojë gjatë garës. Unë e ndjej që si motori ashtu edhe unë kemi mundësi për më shumë. Na pret një fundjavë e vështirë, pasi duhet të tregojmë se ku jemi realisht”, u shpreh Valentino Rossi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat