Verstappen: Arrita ta menaxhoj mirë makinën

Formula 1

Verstappen: Arrita ta menaxhoj mirë makinën

Më: 20 prill 2021 Në ora: 11:47
Verstappen: Arrita ta menaxhoj mirë makinën

Max Verstappen korri fitoren e parë sezonale në Formula 1, duke triumfuar në garën e Imola. Një garë që nisi mjaft mirë për pilotin e Red Bull, që në kthesën e parë arriti të parakalojë makinën Mercedes të Lewis Hamilton, në një duel të vështirë.

Ai parakalim ishte çelësi i fitores për pilotin holandez, që konfirmon se do të jetë rivali kryesor i Hamilton këtë sezon.

“Parakalimi? Edhe unë vetë u habita nga ai parakalim.

Kemi punuar shumë për t’u përmirësuar në startin e garës”, tha Verstappen.

“Ishte një sfidë e bukur ajo me Hamilton, pasi ishte një pistë e vështirë. Gjithsesi, arrita ta menaxhoj mirë makinën përgjatë gjithë garës. Pata një moment ku gabova, por arrita ta menaxhoj mirë situatën dhe të triumfoja”, tha Max Verstappen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat