Schumacher: E rëndësishme është që psikologjikisht të mos dorëzohesh dhe të luftosh

Formula 1

Schumacher: E rëndësishme është që psikologjikisht të mos dorëzohesh dhe të luftosh

Më: 22 prill 2021 Në ora: 11:02
Schumacher: E rëndësishme është që psikologjikisht të mos dorëzohesh dhe të luftosh

Ka zhvilluar vetëm dy gara në Formula 1 me makinën amerikane Haas dhe të dyja ka arritur t’i mbyllë, por pa mundur të fitojë ndonjë pikë.

Piloti 21 vjeçar Mick Schumacher, djali i legjendës Michael Schumacher, ishte protagonist i një aksidenti në pistën e Imola, për fat pa pasoja për të dhe për makinën. Edhe pse ai dëmtoi turirin e njëvendëshes së tij, makina u sistemua dhe u rikthye në pistë.

“Mendoj se po bëj një punë të mirë, por e di se duhet shumë durim për të qenë protagonist në një garë. këtë gjë më thotë edhe skuadra, që duhet të jem i durueshëm. E rëndësishme është që psikologjikisht të mos dorëzohesh dhe të luftosh, duke njohur limitet e tua dhe të makinës, pa humbur dëshirën për të garuar”, tha Mick Schumacher.

“Do të vijë një moment që më duhet të kërkoj një shpërblim për këto që po bëj.

Këshilla që më ka dhënë skuadra është të mos pilotoj përtej limiteve të makinës, pasi kjo do të ishte një problem për të gjë. Mundohem të respektoj këto këshilla edhe pse të gjithë ne jemi të paduruar për të shkuar te fitorja”, tha Mick Schumacher, kampion në Formula 3 dhe Formula 2.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat