Rossi zbarkon në MotoGP me skuadrën e tij VR46

Formula 1

Rossi zbarkon në MotoGP me skuadrën e tij VR46

Më: 28 prill 2021 Në ora: 12:53
Rossi zbarkon në MotoGP me skuadrën e tij VR46

Valentino Rossi, legjenda e MotoGP, ende nuk ka vendosur nëse do të vijojë karrierën e tij vitin tjetër. 9 herë kampioni i botës në garat e motoçiklizimit ka një kontratë me Yamaha Petronas që skadon në fund të këtij viti.

Gjithsesi, italiani sezonin e ardhshëm do të jetë i pranishëm në MotoGP me skuadrën e tij VR46, që aktualisht garon në kategoritë Moto2 dhe Moto3. Debutimi i skuadrës VR46 në MotoGP do të bëhet i mundur falë marrëveshjes që Rossi ka me kompaninë Tanal Entertainment Sport&Media.

Skuadra e re do të quhet ARAMCO Racing Team VR46 dhe pritet që të përdorë motorin e Aprilia, duke qenë ekipi satelit i Aprilia zyrtare. Debutimi i skuadrës së Valentino Rossi në MotoGP ka krijuar idenë se një nga pilotët mund të jetë vetë italiani.

Për momentin, kjo mbetet një ide, me Rossi që mund të mbyllë karrierën në MotoGP me skuadrën e tij. Fakt është që ky sezon nuk ka nisur mirë për “Doktorin”, që ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë sezonin e ardhshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat