Grosjean do të pilotojë makinën e Hamilton në Francë

Formula 1

Grosjean do të pilotojë makinën e Hamilton në Francë

Më: 5 maj 2021 Në ora: 11:52
Grosjean do të pilotojë makinën e Hamilton në Francë

Piloti francez Romain Grosjean, që këtë vit nuk garon në Formula 1, pas një muaji do të ulet në sediljen e makinës kampione të botës së Lewis Hamilton.

Grosjean vjet ishte protagonist i një aksidenti të frikshëm në Bahrein, ku makina e tij Haas u përplas me barrierat mbrojtëse, u nda në mes dhe u përpi nga flakët. Për fat, piloti arriti të mbijetojë dhe kjo është konsideruar një mrekulli.

Kjo garë ishte e fundit e Grosejan në Formula 1, që këtë vit garon në IndyCar. Gjithsesi, Mercedes ka kërkuar t’i japë një fund të bukur karrierës së francezit, duke i dhënë mundësi të pilotojë njëvendëshen e vitit 2019 të Lewis Hamilton në pistën “Paul Ricard”, në prag të garës së Çmimit të Madh të Francës.

Grosjean ka qenë në Brackley për të bërë provën e sediljes. “Një mundësi e jashtëzakonshme për mua. Falënderoj Toto Wolff që e mbajti fjalën, duke më dhënë shansin të pilotoj makinën Mercedes. Do të pilotoj me Mercedes, para publikut tim, në pistën e shtëpisë, si një mbyllje e karrierës time”, tha Grosejan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat