Hamilton: Kemi ende 19 gara për të zhvilluar

Formula 1

Hamilton: Kemi ende 19 gara për të zhvilluar

Më: 12 maj 2021 Në ora: 11:12
Hamilton: Kemi ende 19 gara për të zhvilluar

Me 3 fitore në 4 garat e zhvilluara deri më tani Lewis Hamilton ka konfirmuar se është ende më i miri në Formula 1 dhe se këtë sezon kërkon titullin e tetë kampion bote, një rekord.

Njëkohësisht, piloti britanik po mendon edhe për të ardhmen dhe kërkon të zgjidhë sa më shpejt dilemat për vitin 2022. Ai konfirmoi se dëshiron të garojë edhe vitin tjetër, ndërkohë që kontrata me Mercedes skadon në fund të këtij sezoni.

“Nuk dëshiroj të gjendem në pozitat e vjetshme, ku kontrata për këtë sezon u vendos në mars. Shkatërrova veten dhe gjithë pushimet e dimrit me situatën që u krijua. Nuk isha i relaksuar. Për këtë arsye, duhet të jemi më të arsyeshëm këtë vit, duke nisur të bisedojmë që tani për të ardhmen, por pa u nxituar”, tha Lewis Hamilton.

“E pranoj që bisedimet janë shumë komplekse, ndaj është më mirë që ato të nisin tani, pa ndikuar te kampionati aktual. Kemi ende 19 gara për të zhvilluar, por do të ishte e bukur të kishim një marrëveshje që këtë verë, në mënyrë që të jemi më të qetë”, u shpreh Lewis Hamilton, 7 herë kampion bote në Formula 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat