Brown: Në një farë mënyre kjo na favorizon ne

Formula 1

Brown: Në një farë mënyre kjo na favorizon ne

Më: 18 maj 2021 Në ora: 11:03
Brown: Në një farë mënyre kjo na favorizon ne

Lewis Hamilton dhe Max Verstappen kanë monopolizuar këtë sezon të Formula 1, me britanikun që ka fituar tri garat e para dhe holandezin që ka fituar një garë. ndërkohë që, ata ndajnë mes tyre edhe vendet e dyta, duke konfirmuar se do të duelojnë mes tyre për titullin kampion.

Në disa gara, parakalimet mes tyre kanë qenë në limitet e përplasjes, që sipas Zak Brown, drejtorit sportiv të McLaren do të ndodhë shumë shpejt:

“Në këtë sport rivalitetet janë të mëdha dhe duke parë se kemi dy pilotë të tillë që duelojnë për pak centimetra hapësirë në pistë, përplasja mes tyre do të ndodhë”.

“Është thjesht çështje kohe kur të shohim kontaktin e parë mes tyre, pasi të dy janë të vendosur për të fituar dhe në ndonjë kthesë do të fërkohen dhe dalin jashtë piste. Në një farë mënyre kjo na favorizon ne, pasi na jep mundësi të fitojmë ndonjë garë”, u shpreh Zak Brown.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat