Gara e radhës në botërorin e MotoGP është në pistën italiane

Formula 1

Gara e radhës në botërorin e MotoGP është në pistën italiane

Më: 27 maj 2021 Në ora: 11:03
Gara e radhës në botërorin e MotoGP është në pistën italiane

Gara e radhës në botërorin e MotoGP është në pistën italiane të Mugellos, në shtëpinë e Valentino Rossit, aty ku ai ka triumfuar nëntë herë në karrierën e tij.

Legjenda e MotoGP e ka të qartë se këtë fundjavë nuk do të mbërrijë fitorja e 10-të, por shpreson të bëjë disa hapa të tjerë përpara pas atyre në pistën e Le Mansh.

“Në Francë pata mundësi të dueloj për të hyrë në ‘top-10’, por në kushte të vështira atmosferike.

Ndihem mirë dhe shpresoj që atë përparim ta shpalosim edhe në Mugello, në një pistë të veçantë për mua. Shpresoj që këtë herë edhe kushtet atmosferike të jenë më të mira”, ka deklaruar Rossi.

Për fatin e keq të Rossit, do të mungojnë fansat e tij: “Kjo është një pistë fantastike dhe mezi pres të garoj aty. Mëkat që nuk do të jenë fansat, pasi ata më shtyjnë dhe motivojnë fort dhe do të më ndihmonin për një paraqitje edhe më të mirë. Nuk do t’i zhgënjeja”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat