Gazmend Demolli spektakolar në Grashticë

Formula 1

Gazmend Demolli spektakolar në Grashticë

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 18:58
Gazmend Demolli spektakolar në Grashticë

Gazmend Demolli është i fitues i garës së dytë në disiplinën malore për Kampionatin e Kosovës në automobilizëm. Demolli i Auto Klubit Prishtina Racing Team me Audi S3, në shtegun prej 3 kilometrave, deri te fitorja ka arritur me kohën e përgjithshme prej 03:59.339 minuta (përfshirë të dyja vozitjet, 01:53.052 dhe 01:46.287) me shpejtësi mesatare prej 98.447 km/h.

“Kam pritur të shënoj fitore, sepse veturën e kam në gjendje shumë të mirë.

Nuk kam garuar më parë në kohë me shi, por e menaxhova mjaft mirë shtegun, madje ishte kënaqësi që nuk e kisha përjetuar më parë”, ka thënë Demolli pas garës, i cili ka bërë të ditur se do të jetë kandidat serioz për të fituar edhe në garat e radhës, duke filluar nga gara ndërkombëtare që pas dy javësh mbahet në Kullë. “Shpresoj të arrij rezultate të mira edhe në vazhdim të kampionatit. Në Kullë konkurrenca do të jetë shumë e fortë, por gjithsesi pres rezultat të mirë”, është shprehur Gazi.

Image

Pozita e dytë në plasmanin e përgjithshëm i takoi Valon Jahës, po ashtu i Prishtina RT, i cili me BMW E36 ishte më i ngadalshëm për 13..033 minuta.

Podiumin e fituesve e plotësoi Bardhël Canolli i Eurogoma RT, i cili ndryshe nga shumica e garave të mëhershme kur ishte fitues, kësaj radhe u pajtua me pozitën e tretë, kjo edhe për shkak të kushteve atmosferike, të cilat nuk ishin të përshtatshme për Radicall SR8 LM e tij.

Image

Përkundër motit me shi dhe faktit se nuk kanë përvojë në garat malore, paraqitje mjaft të mirë patën edhe Mimoza Jetullahu e Arjeta Rysha, të cilat renditën në pozitën e dytë në klasat e tyre.Në konkiurrencën ekipore, në pozitën e parë u rendit Prishtina RT me 60 pikë, e dyta u rendit Eurogoma RT me 47, ndërsa pozita e tretë i takoi AK Prizreni D&G.

Me gjithë organizimin e mirë nga Prishtina RT në bashkëpunim me FASK-un, për shkak të shiut që ra në pjesën më të madhe të kohës ose edhe problemeve teknike, tetë garues nuk e përfunduan garën, por për fat mirë nuk pati asnjë aksident serioz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat