Verstappen siguron “pole” në Francë

Formula 1

Verstappen siguron “pole” në Francë

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 16:32
Verstappen siguron “pole” në Francë

Max Verstappen me Red Bull siguroi “pole position” në pistën e Paul Richard, ku ditën e diel do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Francës në Formula 1.

Piloti holandez ndali kronometrin në 1’29”990, i vetmi që garoi nën 1’30”.

Në vendin e dytë u rendit Lewis Hamilton me Mercedes dhe së bashku, dy rivalët kryesorë për titull këtë sezon, do ta nisin garën nga vija e parë. I treti u klasifikua finlandezi i Mercedes, Valtteri Bottas, që la pas Red Bull të Sergio Perez.

I pesti u rendit Carlos Sainz me Ferrari, që fitoi duelin me shokun e tij të skuadrës, Charles Leclerc, i teti. Gjithsesi, gara e nesërme do të jetë një sfidë mes Mercedes dhe Red Bull, më të shpejtat në pistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat