Pranvera nesër do të garojë me më të mirët e garave 

Formula 1

Pranvera nesër do të garojë me më të mirët e garave 

Nga: K. G. Më: 19 qershor 2021 Në ora: 17:34
Pranvera nesër do të garojë me më të mirët e garave 

Pranvera Xhaferi po tregon formë jashtëzakonisht të mirë në automobilizëm. 

Është interesant se Pranvera është larguar nga klubin Eurogoma e Prishtinës, në vendin ku jeton e vepron dhe është rikthyer në vendlindje për të ndihmuar Autoklubin Ferizaj.

Qëllimi i saj është për të ngritur Autoklubin Ferizaj dhe për të arritur më të mirën në secilën garë.

Image

Pranvera edhe pse ka kaluar në Autoklubin Ferizaj, ka raporte shumë të mira me klubin Eurogoma dhe i është mirënjohëse për periudhën që ka kaluar aty.

E njohur si Schumacher e Kosovës, ndihet kenare që ka kontribuar në këto klube dhe ende po jep më të mirën nga vetja e saj.

Ajo sot ishte jashtëzakonisht e mirë dhe sipas faqes së Auto klubit Ferizaj, nesër do të garojë në finale.   

Image

“Pranvera Xhaferi është kampionja e Kosovës në Drag Race, tashmë përfaqësuese e Klubit të Ferizaj, si e vetmja femër që tani po garon me meshkuj, sot në provat kualifikuese të DRAG RACE II e cila u mbajt në Sllatinë, ka arritur në nivelin Happy Winner, e para në listë me kohë 11.019 sekonda.

Nesër në garat finale ajo do të garojë me më të mirët e garave”, shkruan në faqen e Autoklubit Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat