Karting në Gjilan, Yll Maliqi e Baran Karabeg dhuruan spektakël

Formula 1

Karting në Gjilan, Yll Maliqi e Baran Karabeg dhuruan spektakël

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 23:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Në një organizim shumë të mirë të Federatës së Auto Sportit të Kosovës, në bashkëpunim me klubet pjesëmarrëse, të dielën në Gjilan është mbajtur gara në disiplinën e kartingut, e para për këtë vit në Kampionatin e Kosovës.

Vëmendja ishte përqendruar te klasa 5, në të cilën Yll Maliqi e Baran Karabeg dhuruan spektakël.

Të dy garuesit ishin shumë të përqendruar dhe në fund tubuan nga 35 pikë, ndërsa kanë arritur shpejtësi edhe deri në 80 km/h.

Image

Në klasën 7 u paraqit vetëm Lidra Haxhihasani, ndërsa e veçantë e garës ishte edhe pjesëmarrja e 7-vjeçares Bora Maliqi.

Image

Në garën që u zhvillua në Gjilan pati edhe klasa rental, në të cilat pati numër të konsiderueshëm të pjesëmarrësve.

Klasa 5

1.Yll Maliqi (Go Kart Peja) 35 pikë

2.Baran Karabeg (DTM Prishtina) 35

Klasa 7

1.Lidra Haxhihasani (Go Kart Peja) 20

Klasa 11

1.Bora Maliqi (Go Kart Peja)

Klasa 12

1.Aron Tafilaj (Go Kart Peja) 40

2.Varis Hoti (AK Prizreni) 27

3.Gëzim Hoti (AK Prizreni) 27

Klasa 13

1.Besart Rexhepi (Gjilani) 40

2.Jon Doda (AK Gjilani) 30

3.Albion Kovaçi (AK Prizreni) 22

4.Endrit Rexhi (AK Gjilani) 20

5.Adis Ismaili (AK Prizreni) 18

6.Endrit Tytynxhiu (AK Prizreni) 12

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat