Binotto: Objektivi ynë në Angli nuk është vendi i tretë

Formula 1

Binotto: Objektivi ynë në Angli nuk është vendi i tretë

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 18:36
Binotto: Objektivi ynë në Angli nuk është vendi i tretë

Mattia Binotto, drejtori sportiv i Ferrarit, mendon se gara e radhës në Silverstone do të jetë e vështirë për “kokëkuqen”, që sërish po has disa vështirësi, duke mos qenë aq kompetitive sa në Montekarlo e Baku. “I dimë pikat tona të dobta, sidomos në pjesë e drejta, ku humbasim terrem ndaj rivalëve.

Objektivi ynë në Angli nuk është vendi i tretë, por të përmirësohemi”, tha Binotto.

“Ne duelojmë me McLaren për vendin e tretë, por e dimë se ata kanë motor Mercedes. Do të ketë pista që janë në favorin tonë dhe pista që nuk janë.

Në fund të sezonit do të bëjmë llogaritë. Sezoni është i gjatë dhe shpresojmë të grumbullojmë sa më shumë pikë. Ne po punojmë më shumë për vitin 2022, për të qenë gati kur të ndryshojnë makinat”, tha Binotto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat