Ka garuar vetëm një herë me Mercedes

Formula 1

Ka garuar vetëm një herë me Mercedes

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 12:36
Ka garuar vetëm një herë me Mercedes

Ka garuar vetëm një herë me Mercedes, kur zëvendësoi Lewis Hamilton sezonin e kaluar (i infektuar me koronavirus) në Sakhir, por e ardhmja e pilotit të ri britanik George Russell pritet të jetë sërish makina gjermane.

Është vetë piloti i Williams ai që konfirmon se bisedimet me Mercedes, ku pritet të zëvendësojë sezonin e ardhshëm Valtteri Bottas.

“Jam në kontakt të vazhdueshëm me Mercedes, me Toto Wolff. Ata janë kujdesur gjithnjë për mua.

Jam një pilot që vij nga shkolla e tyre, ndaj kanë kontrollin e fatit tim. Më kanë thënë gjithnjë se nëse bëj një punë të mirë, do të shpërblehem”, tha Russell.

Më tej, piloti britanik shtoi: “Jam një pilot i Mercedes dhe i jam besnik kësaj marke. Gjithsesi, dua të dueloj për titullin dhe jo të renditem në vendin e 15-të dhe këtë gjë dua ta bëj sa më herët të jetë e mundur. Po bëj më të mirën e mundshme nga java në javë, ndaj të shohim se si do të shkojnë gjërat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat