Zymi 2021, sfida e radhës për automobilistët në disiplinën malore

Formula 1

Zymi 2021, sfida e radhës për automobilistët në disiplinën malore

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 15:47
Zymi 2021, sfida e radhës për automobilistët në disiplinën malore

Gara në Zym, e pesta e disiplinës malore për Kampionatin e Kosovës është tubimi i radhës për automobilistët tanë.

Të shtunën, duke filluar në orën 09:00, kryhen procedurat e zakonshme: paraqitja në garë, verifikimi i dokumentacionit, kontrolli teknik i veturave, takimi i parë i Komisionit Sportiv dhe publikimi i listës startuese.

Në orën 12:15 bëhet mbyllja e shtegut për veturat civile, 15 minuta më vonë mbahet brifingu me garues, ndërsa në orën 13:00 fillon vozitja e parë testuese,

Të dielën, në intervalin kohor 10:00 – 10:30 bëhet paraqitja në garë, ndërsa deri në orën 12:00, kur fillon gara, kryhen të gjitha procedurat e duhura.

15 minuta pas përfundimit të garës bëhet shpallja e rezultateve dhe ndarja e çmimeve.

AK Prizreni D&G dhe FASK-u i kanë bërë të gjitha përgatitjet për rrjedhë sa më të mirë të garës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat