Rosberg: Është e nevojshme që Verstappen të ndryshojë mentalitet

Formula 1

Rosberg: Është e nevojshme që Verstappen të ndryshojë mentalitet

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 11:13
Rosberg: Është e nevojshme që Verstappen të ndryshojë mentalitet

Piloti gjerman Nico Rosberg është i vetmi që ka mposhtur britanikun Lewis Hamilton dhe është shpallur kampion bote në Formula 1 (sezoni 2016) gjatë viteve të dominimit të Mercedesit.

Ata kanë qenë shokë skuadre te makina gjermane, por mes tyre dualizmi dhe rivaliteti në pistë ka qenë shumë i madh.

Sipas Rosberg, piloti i Red Bull, Max Verstappen, që këtë vit po duelon me Hamiltonin për titullin, duhet të ndryshojë mentalitet në mënyrë që t’ia dalë mbanë.

“Është e nevojshme që Verstappen të ndryshojë mentalitet në duelin ndaj Hamiltonit. Kjo ishte ajo që bëra unë pas disa dështimeve që pata ndaj Lewisit”, ka thënë Rosberg.

Ai kujton momentin që bëri ndryshimin e madh

: “Kisha humbur 3 sezone radhazi duelin me Lewisin dhe në sezonin e fundit kisha vuajtur shumë. U mbylla me çelës në dhomën time të hotelit dhe i vura detyrë vetes të shtyhesha përtej limiteve, pa pushim. Kjo më ndihmoi ta përmirësoj motivimin tim dhe natyrisht objektivin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat