Verstappen ka lënë pas krahëve zhgënjimin

Formula 1

Verstappen ka lënë pas krahëve zhgënjimin

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 13:46
Verstappen ka lënë pas krahëve zhgënjimin

Max Verstappen ka lënë pas krahëve zhgënjimin e dy garave të fundit të botërorit të Formula 1, nga të cilat ai mori vetëm 2 pikë dhe humbi kreun e renditjes. Pas pushimeve verore, botërori rikthehet këtë të diel në pistën belge të SPA, me shpresën që Red Bull të rikthehet protagoniste.

“Patëm dy gara jo të dobta, por ishim të pafat me aksidentet që pësuam. Gjithsesi, asgjë nuk është e humbur dhe sezoni është i gjatë. Duhet të përqendrohemi te vetja jonë dhe të rikthehemi te fitorja, për të rimarrë kreun”, tha Verstappen.

“Gjysma e parë e sezonit ishte shumë pozitive, por e rëndësishme është që të jemi agresivë, të shpejtë e fitues përgjatë gjithë sezonit. Nuk nuk më interesojnë rekordet, unë synoj të fitoj titullin kampion këtë vit”, tha piloti i ri holandez.

Duke folur për garën e radhës në SPA, piloti i Red Bull shtoi: “Kjo është pista ime e preferuar dhe të pilotoj aty më pëlqen, gjithnjë argëtohem. Natyrisht që kemi shumë shpresa e shanse që të korrim një rezultat të mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat