Gjilani sërish vendtakimi i dashamirëve të kartingut

Formula 1

Gjilani sërish vendtakimi i dashamirëve të kartingut

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 23:59
Gjilani sërish vendtakimi i dashamirëve të kartingut

Pista “GoKart Matrix” në Gjilan do të jetë sërish vendtakimi për garuesit në disiplinën karting, por edhe për dashamirët e kësaj disipline mjaft atraktive, sidomos për grup-moshat e reja.

Të dielën mbahet gara e dytë në kuadër të Kampionatit të Kosovës në automobilizëm, në të cilën pritet numër i konsiderueshëm i pjesëmarrësve, por edhe rivalitet për renditje sa më të mirë.

Duke marrë parasysh se kartingu ka shumë rëndësi edhe në edukimin e gjeneratave të reja në trafik, Federata e Auto Sportit e Kosovës, po i kushton rëndësi edhe kësaj disipline.

Paraqitja në garë bëhet të dielën nga ora 10:00-11:00, ndërsa më pas vazhdohet me kontrollimin teknik, verifikimin e dokumentacioni, takimin e Komisionit Sportiv, vozitjet e lira, publikimi i listës startuese, takimin me garuesit dhe pas këtyre procedurave nis zyrtarisht gara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat