Në Gjilan u konfirmua e ardhmja e automobilizmit të Kosovës

Formula 1

Në Gjilan u konfirmua e ardhmja e automobilizmit të Kosovës

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 22:03
Në Gjilan u konfirmua e ardhmja e automobilizmit të Kosovës

Edhe gara e dytë në disiplinën e kartingut, e cila u mbajt të dielën në pistën GoKart në Gjilan, dëshmoi se automobilizmi të Kosovës ka të ardhme të ndritur.

Yll Maliqi, Baran Karabeg, Gëzim Hoti, Jon Doda e të tjerë dëshmuan se e ardhmja e automobilizmit kosovar është në duart e tyre.

Të gjithë garuesit e dhanë maksimumin dhe nëpër klasat përkatëse u tregua rivalitet i theksuar, ndërsa gara pati rrjedhë mjaft të mirë.

Image

Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) duket e vendosur që kësaj disipline t’i kushtojë vëmendjen e duhur, duke marrë parasysh rëndësinë e saj jo vetëm në aspektin garues, por edhe atë të edukimit të gjeneratave të reja më trafik.

Rezultatet: Klasa 5 1.Yll Maliqi (Go Kart Peja) 20 pikë

2.Baran Karabeg (DTM Prishtinë) 15

Klasa 12

1.Gëzim Hoti (Prizreni D&G) 35

2.Varis Hoti (Prizreni D&G) 35

3.Adriatik Statovci (Eurogoma RT) 24

Klasa 13

1.Jon Doda (AK Gjilani) 40

2.Albion Kovaçi (Prizreni D&G) 30

3.Endrit Tytyngjiu (Prizreni D&G) 24

4.Ervin Gurizi (Prizreni D&G) 20

Plasmani ekipor

1.Prizreni D&G 55 pikë

2.AK Gjilani 20

3.Eurogoma RT 12

4.Go Kart Peja 10

5.DTM 7.5

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat