Ferrari dominon provat e lira në Holandë

Formula 1

Ferrari dominon provat e lira në Holandë

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 17:17
Ferrari dominon provat e lira në Holandë

Dy makinat Ferrari kanë dominuar provat e lira të zhvilluara sot në pistën e Zandvoort, të vlefshme për Çmimin e Madh të Holandës në Formula 1. Charles Leclerc ishte më i shpejti në pistë, duke dhënë kohën 1’10”902.

Në vendin e dytë u klasifikua shoku i tij i skuadrës, Carlos Sainz, ndërsa i treti Esteban Ocon me Alpine.

Vetëm i pesti Max Verstappen me Red Bull, që garon para fansave të tij.

Probleme pati sot Lewis Hamilton, që në sesionin e dytë u detyrua të “hapë krahun”, pasi kishte probleme me makinën e tij. Ndërsa në sesionin e parë ai ishte më i shpejti. Të shtunën do të zhvillohen provat zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat