Pranvera ftohet nga bullgarët në garën drithëruese në Sliven 

Formula 1

Pranvera ftohet nga bullgarët në garën drithëruese në Sliven 

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shtator 2021 Në ora: 14:29
Pranvera ftohet nga bullgarët në garën drithëruese në Sliven 

Është mjeshtre e garave të automobilizmit dhe i pëlqejnë sfidat e mëdha, aq me tepër i bëhet zemra mal kur sfidon dhe i gjunjëzon meshkujt.

Është Pranvera Xhaferi, pilote e shquar, kampione e Kosovës në vitin 2020 në Drag, ndryshe njihet si Schumi i Kosovës. 

Sportistja është e përgatitur maksimalisht dhe ndihet e nderuar që është ftuar në garën drithëruese në Silven, duke i shprehur edhe falënderim Federatës Bullgare të Automobilizmit.

Image

Ftesa

Synimet i saj është që të lë gjurmë në këtë sfidë të vështirë dhe të lartësojë shtetin e Kosovës. 

Ajo ka një parandjenjë se do të arrijë më të mirën në këtë sfidë të jesh apo të mos jesh!

"Ndihem e privilegjuar dhe shumë mirënjohëse nga federata sportive bullgare për ftesën që më kanë bërë, që këtë javë të jem e pranishme në garat që do të mbahen 11-12 shtator në pistën e Sliven-Bullgari.

Gjithashtu falënderoj shtetin bullgar për lehtësirat që më krijoj për marrjen e vizës më afatgjatë si dhe sportistët e këtij vendi për mikpritjen që na e kanë bërë sa herë kemi marrë pjesë”, njofton Pranvera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat