Binotto: Për fatin tonë të keq McLaren përdor motorin e Mercedes

Formula 1

Binotto: Për fatin tonë të keq McLaren përdor motorin e Mercedes

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 15:39
Binotto: Për fatin tonë të keq McLaren përdor motorin e Mercedes

Gara në pistën e Monza ishte një zhgënjim për Ferrarin, që nuk ishte në gjendje të duelonte me më të mirët, duke qenë forca e katërt. Një rezultat që tregon se “koëkuqja” është ende larg asaj që drejtuesit e saj synojnë.

Duke folur për këtë situatë, drejtori sportiv i Ferrarit, Mattia Binotto tha:

“Në pistën e Monza konfirmuam se mes Ferrarit dhe Mercedes ka një diferencë prej 20 kuajsh fuqi. Për fatin tonë të keq McLaren përdor motorin e Mercedes dhe kjo diferencë u pa në pistën e Monza”.

“Ne e dinim një fakt të tillë dhe në pjesët e drejta e vuajmë shumë këtë diferencë me rivalët tanë.

Po punojmë për ta zgjidhur këtë problem, duke bërë një revolucion në motorin tonë. Synojmë që prëmirësime të sjellim në pistë që këtë vit”, tha Binotto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat